Presidenti i Republikës së Armenisë vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Iranit
Presidenti i Republikës së Armenisë, në një takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Jerevan, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për Armeninë.
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Jerevan njoftoi: Abbas Badakhshan Zahouri, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Armeni, u takua dhe bisedoi me Presidentin e këtij vendi, Vahan Khaçaturian. Khaçaturian, duke iu drejtuar ambasadorit iranian në Jerevan, në këtë takim tha: Republika Islamike e Iranit ishte e pranishme në një nga periudhat më të vështira të historisë së Armenisë, pra në periudhën e pas-pavarësisë dhe gjatë kësaj periudhe ne e kemi ndjerë mbështetjen e Republikës Islamike e Iranit në Armeni. Sipas IRNA, në këtë takim, Khaçaturian vlerësoi përpjekjet e z. Badakhshan Zahori gjatë mandatit të tij si ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Armeni. Ambasadori i Iranit në Jerevan, duke iu referuar zhvillimeve të viteve të fundit në marrëdhëniet dypalëshe, shprehu shpresën se në përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve të të dy vendeve, procesi i zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të vazhdojë. Në këtë takim palët diskutuan për statusin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e infrastrukturës, veçanërisht për përfundimin e rrugës Veri-Jug në Armeni, bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe teknologjisë, si dhe kapacitetet ekzistuese për realizimin e projekteve të përbashkëta.