Vizitë provokuese e zv/presidentit të Tajvanit në Amerikë
(last modified Sun, 13 Aug 2023 08:30:24 GMT )
Gusht 13, 2023 10:30 Europe/Tirane
  • Vizitë provokuese e zv/presidentit të Tajvanit në Amerikë

Zëvendës presidenti i Tajvanit gjatë rrugës për në Paraguai ku shkon për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të vendit, në një lëvizje provokuese për Kinën u ndal në Nju Jork.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pavarësisht paralajmërimeve të Kinës dhe kundërshtimit të fortë ndaj vizitës së “William Lai”, zv/presidentit aktual të Tajvanit dhe kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë ishull, ai mëngjesin e së dielës mbërriti në Nju Jork. Lai pas udhëtimit të tij në Amerikë do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Paraguajit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, megjithatë, çështja e udhëtimit në Amerikë është më e rëndësishme sepse Lai po përpiqet të pasojë Tsai Ing-wen, presidentin aktual të Tajvanit, në zgjedhjet e ardhshme në janar. Kandidatët për presidencën e Tajvanit zakonisht udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara përpara fillimit të zgjedhjeve për të diskutuar kandidaturën e tyre me zyrtarët e Uashingtonit.  Lai aktualisht kryeson në shumicën e sondazheve. Tajvani dhe Uashingtoni i konsiderojnë si normale ndalesat në Amerikë gjatë udhëtimeve jashtë vendit të zyrtarëve tajvanezë dhe nuk shohin arsye për reagimin hakmarrës të Kinës me pretekstin e veprimit provokues, por Pekini i konsideron këto udhëtime të shkurtra si një shenjë tjetër të mbështetjes amerikane për Tajvanin dhe shpeshherë reagon ndaj tyre. Ndërsa e quajti William Lain një "separatist", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, dënoi vendimin e tij për të udhëtuar në Amerikë dhe kërkoi që Uashingtoni të ndalojë ndërveprimet e drejtpërdrejta me Tajvanin.  Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të një Kine dhe kundërshton me forcë çdo lëvizje që synon shkëputjen e këtij ishulli kinez.

Tags