Rritje e çmimeve të energjisë në Evropë
Pas sanksioneve perëndimore ndaj naftës ruse me pretekstin e luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë në Evropë janë rritur.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë dhe kërkuan që Evropa të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi i Moskës. Me gjithë këto masa, Perëndimi ka frikë se intensifikimi i sanksioneve kundër Rusisë në sektorët ekonomikë, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit, do të shqetësojë më tej kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet globale të energjisë. Sanksionet e ndryshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani e kanë bërë ekonominë evropiane të përballet me shumë sfida. Sipas Rusia Today, që kur vendet evropiane vendosën të vendosin sanksione ndaj naftës ruse, çmimi i energjisë në këto vende është rritur ndjeshëm.