Nigeri akuzon Francën për vendosjen e forcave për ndërhyrje ushtarake
Këshilli Ushtarak që është në krye të Nigerit njoftoi se Franca po vendos forca ushtarake në vendet fqinje të Nigerit me qëllim nisjen e një sulmi ushtarak ndaj Nigerit.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga Sputnik, koloneli Amadou Abdulrrahman, zëdhënësi i këshillit ushtarak në pushtet në Niger i njohur si "Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut", këtë të dielë publikoi një deklaratë në televizionin kombëtar të Nigerit dhe njoftoi se Franca është pjesë e përgatitjeve për një sulm ushtarak kundër Nigerit dhe ajo vazhdon të vendosë forcat e veta ushtarake në disa vende anëtare të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOËAS). Në të njëjtën kohë me spekulimet për mundësinë e një sulmi ushtarak nga Franca dhe vendet anëtare të ECOËAS ndaj Nigerit, një burim ushtarak në Niger të premten njoftoi se njësitë e ushtrisë së Burkina Faso hynë në vend për stërvitje në operacionet anti-terroriste. Më parë, dy vendet Burkina Faso dhe Mali kishin theksuar se do t'i ofrojnë mbështetje ushtarake Nigerit në rast të një sulmi ushtarak ndaj Nigerit. Kjo erdhi pasi Komisioneri i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOËAS) Abdelfattah Moussa të enjten e kaluar njoftoi se grupi nuk ka caktuar një datë për ndërhyrje ushtarake në Niger, duke lejuar kështu vazhdimin e proceseve të ndërmjetësimit dhe sanksioneve për të detyruar qeverinë ushtarake të futet në tryezën e negociatave për të arritur në një përfundim. Mundësia e një sulmi ushtarak të Francës në Niger është ngritur ndërsa gazeta Le Monde njoftoi të martën e kaluar se Parisi ka nisur bisedimet me drejtuesit e këshillit ushtarak të Nigerit për të tërhequr trupat franceze nga Nigeri. Al Jazeera gjithashtu të hënën e kaluar njoftoi se pas grushtit të shtetit në Niger, një grup ushtarësh të ushtrisë nigeriane shkuan në bazat ushtarake franceze në këtë vend për të monitoruar aktivitetet e ushtrisë franceze. Sipas Al Jazeera, ushtarët e ushtrisë nigeriane janë urdhëruar të monitorojnë ushtarët francezë në bazat e tyre në qytetin e Niamey, të cilët nuk janë larguar nga Nigeri pavarësisht anulimit të marrëveshjeve të mbrojtjes midis dy vendeve pas grushtit të shtetit ushtarak. Të premten, dhjetëra mijëra protestues nigerianë u mblodhën përpara një baze ushtarake franceze në Niamey, kryeqyteti i Nigerit dhe kërkuan largimin e forcave të këtij vendi pas grushtit të shtetit ushtarak. Grushti i shtetit ka mbështetje të gjerë popullore, por Parisi refuzon ta njohë atë.Pas grushtit të shtetit, ndjenjat anti-franceze në Niger janë rritur shumë. Ndjenjat anti-franceze janë intensifikuar veçanërisht që nga java e kaluar, kur Franca injoroi urdhrin e puçistëve për të dëbuar ambasadorin e saj, Sylvain Yeette. Më 26 korrik, forcat e gardës presidenciale të Nigerit arrestuan presidentin e vendit, Muhamed Bazoum, brenda pallatit presidencial dhe më pas e larguan atë nga pozicioni i tij. Të premten, më 28 korrik, puçistët e Nigerit emëruan gjeneralin Abdurrahman Chiani si kreun e këshillit kalimtar të vendit. Megjithëse Nigeri është një nga vendet më të varfra në botë në Afrikën Perëndimore, ai gjithashtu ka rezervat më të mëdha të uraniumit. Ky vend ka qenë koloni franceze deri në vitin 1960 dhe në këtë vit shpalli pavarësinë nga ky vend.