Dërgimi i një pakete të re mbështetjeje nga Gjermania në Ukrainë
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë njoftoi dërgimin e një pakete të re ndihme me vlerë 400 milionë euro për Ukrainën në vazhdim të politikave luftënxitëse të Perëndimit.
Sipas IRNA, ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius tha se paketa e re e mbështetjes së vendit të tij për Ukrainën do të përfshijë municione të tilla si predha me eksploziv të lartë, mortaja dhe raketa. Pistorius theksoi se Ukraina ka nevojë për municion më shumë se çdo gjë tjetër. Ai shtoi: " Përveç municioneve, në këtë paketë mbështetëse përfshihen edhe pajisje të tjera ushtarake si mjete të blinduara dhe sisteme të çminimit”. Më tej Pistorius vuri në dukje vlerën e kësaj pakete të re ndihme dhe theksoi: "Këto municione janë ato për të cilat Ukraina ka shumë nevojë. Përveç kësaj, ne do t'u japim atyre mjete mbrojtëse dhe sisteme të çminimit. Ne jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm për sezonin e dimrit dhe do të dërgojmë veshje dhe sisteme ngrohjeje. Kjo paketë kap vlerën 400 milionë euro". Duke iu referuar raketave me rreze të gjatë veprimi Taurus, ministri gjerman i Mbrojtjes tha: "Qeveria gjermane duhet të vlerësojë plotësisht këtë çështje dhe dërgimin e këtyre llojeve të armëve. Nuk është vendosur ende nëse qeveria federale gjermane do të dërgojë këtë lloj rakete apo jo". Ndihma totale e Gjermanisë për Ukrainën në vitin 2022 ishte rreth 2.17 miliardë dollarë dhe ka arritur në 5.85 miliardë dollarë këtë vit. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është bërë vendi i dytë që ka mbështetur më shumë Ukrainën në luftën me Rusinë.