Franca tërheq trupat e saj nga Nigeri
(last modified Mon, 25 Sep 2023 07:27:32 GMT )
Shtator 25, 2023 09:27 Europe/Tirane
  • Franca tërheq trupat e saj nga Nigeri

Presidenti francez njoftoi kthimin e trupave të tij nga Nigeri dhe tha se do t'i japë fund marrëdhënieve të saj ushtarake me Nigerin.

Sipas Al Jazeera, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi kthimin e forcave të tij nga Nigeri dhe tha: "Ne kemi vendosur të tërheqim ambasadorin tonë nga Nigeri dhe t'i japim fund marrëdhënieve tona ushtarake me Nigerin. Presidenti francez shtoi se ambasadori ynë në Niamey në orët e ardhshme do të kthehet në Paris. Sipas Macron, deri në fund të vitit 1500 ushtarë francezë do të tërhiqen nga Nigeri. Pak orë më parë, organizata e aviacionit civil e lidhur me këshillin ushtarak në Niger njoftoi ndalimin e kalimit të avionëve francezë në hapësirën ajrore të vendit. Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë Afrikane të Sigurisë së Navigacionit Ajror, këshilli ushtarak i Nigerit vendosi të ndalojë fluturimin e avionëve francezë mbi hapësirën ajrore të këtij vendi afrikan. Ndërkohë, këshilli ushtarak i Nigerit të dielën, në përgjigje të deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili tha se forcat franceze do të largohen nga vendi deri në fund të këtij viti, deklaroi se forcat koloniale nuk kanë vend në territorin tonë. Këshilli ushtarak i Nigerit në një deklaratë theksoi se tërheqja e trupave franceze dhe ambasadorit francez nga Nigeri është një moment historik për këtë vend. Në fund, Këshilli Ushtarak i Nigerit ka theksuar se forcat imperialiste dhe koloniale nuk janë të mirëseardhura në territorin e Nigerit. Më 26 korrik, forcat e gardës presidenciale të Nigerit arrestuan presidentin e vendit, Muhammad Bazoum, brenda pallatit presidencial dhe më pas e larguan atë nga posti i tij. Të premten, më 28 korrik, puçistët e Nigerit emëruan gjeneralin Abdurrahman Chiani si kreun e këshillit kalimtar të vendit. Nigeri me një sipërfaqe prej 1.3 milionë kilometrash katrorë, është vendi më i madh në rajonin e Afrikës Perëndimore dhe shumica e popullsisë prej 24 milionë banorësh janë myslimanë. Megjithëse Nigeri është një nga vendet më të varfra në botë, ai ka rezervat më të mëdha të uraniumit. Ky vend ishte koloni franceze deri në vitin 1960 dhe në këtë vit shpalli pavarësinë nga ky vend.