Dërgohen marinsa amerikanë në ujërat pranë Palestinës së pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i149934-dërgohen_marinsa_amerikanë_në_ujërat_pranë_palestinës_së_pushtuar
Ushtria amerikane dërgoi një grup prej 2,000 marinsash në ujërat pranë brigjeve të Palestinës së pushtuar për t'iu bashkuar dy aeroplanmbajtësve të vendit që ndodhen aktualisht në Detin Mesdhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2023 05:58 Europe/Tirane
  • Dërgohen marinsa amerikanë në ujërat pranë Palestinës së pushtuar

Ushtria amerikane dërgoi një grup prej 2,000 marinsash në ujërat pranë brigjeve të Palestinës së pushtuar për t'iu bashkuar dy aeroplanmbajtësve të vendit që ndodhen aktualisht në Detin Mesdhe.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas dërgimit të dy aeroplanmbajtësve të ushtrisë amerikane në Detin Mesdhe për të shpallur mbështetjen ndaj regjimit të përkohshëm sionist në luftën me rezistencën palestineze, tani ka lajme për vendosjen e marinsave nga ky vend. Të hënën në mbrëmje, CNN njoftoi dërgimin e një grupi marinsash amerikanë në ujërat pranë brigjeve të Palestinës së pushtuar. Ndërkohë, John Kirby, koordinator i komunikimeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha: “Ne kemi ndryshuar situatën e forcave amerikane në Lindjen e Mesme, por qeveria amerikane nuk ka ndërmend të dërgojë forca ushtarake në Izrael”. Pas fillimit të operacionit “Stuhia Al-Aksa” nga lëvizja e rezistencës Hamas kundër regjimit terrorist sionist, kabineti i regjimit pushtues të Kodsit dha urdhër për fillimin e sulmeve masive në Rripin e Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë të hënën në mbrëmje njoftoi se numri i viktimave të agresionit gjithëpërfshirës të regjimit sionist kundër njerëzve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor ka arritur në 2800 dëshmorë dhe 10859 të plagosur.