Bashkimi Evropian bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza
Liderët e Bashkimit Evropian lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe krijimin e korridoreve të ndihmës në Rripin e Gazës.
Sipas raportit të mëngjesit të Al Jazeera-s, liderët e Bashkimit Evropian në takimin e krerëve të këtij bashkimi në Bruksel, kanë lëshuar një deklaratë ku bëjnë thirrje për ndërprerjen e konflikteve me qëllim krijimin e korridoreve humanitare dhe dërgimin e ndihmave jetike në Gaza. Në këtë deklaratë thuhet: Këshilli i Evropës shpreh shqetësimin e tij më të madh për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe bën thirrje për akses të vazhdueshëm, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar në ndihmën humanitare për njerëzit e këtij rajoni përmes të gjitha masave të nevojshme, duke përfshirë krijimin e korridoreve humanitare dhe ndërprerjen e konfliktit. Në deklaratën e tyre, udhëheqësit e BE-së përsëritën thirrjet e mëparshme për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve pa asnjë kusht dhe theksuan të drejtën e Izraelit (regjimit) për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Sipas Al-Jazeera, kjo deklaratë është lëshuar ndërsa janë shtuar tejmase kritikat nga e gjithë Lindja e Mesme dhe bota për sulmet ajrore izraelite dhe bllokadën e plotë ndaj Rripit të Gazës, e cila ua mohoi aksesin 2.3 milionë palestinezëve që jetojnë në këtë zonë në ushqim dhe ujë, rrymë elektrike dhe karburant.