Amnesty International: Populli i Gazës është në rrezik të paprecedentë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150506-amnesty_international_populli_i_gazës_është_në_rrezik_të_paprecedentë
Duke kritikuar sulmet brutale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, Amnesty International bëri thirrje për lidhjen e menjëhershme të rrjeteve të komunikimit në këtë zonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2023 05:31 Europe/Tirane
  • Amnesty International: Populli i Gazës është në rrezik të paprecedentë

Duke kritikuar sulmet brutale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, Amnesty International bëri thirrje për lidhjen e menjëhershme të rrjeteve të komunikimit në këtë zonë.

Amnesty International njoftoi se civilët në Gaza janë në rrezik të paprecedentë. Ky organizëm ndërkombëtar theksoi se regjimi sionist ka ndërprerë rrugët e tyre të komunikimit dhe ka shtuar sulmet kundër këtij rajoni. Amnesty International shtoi: Tel Avivi duhet të ndalojë sulmet e tij pa dallim dhe sulme që kanë vrarë dhe plagosur mijëra civilë. Amnesty International bëri thirrje gjithashtu për rilidhjen e menjëhershme të rrjeteve të internetit në Rripin e Gazës dhe rrugëve të komunikimit në këtë zonë, në mënyrë që grupet e ndihmës të mund të kryejnë detyrat e tyre. Më herët, Human Rights Watch njoftoi se Tel Avivi po përpiqet të fshehë krimet dhe tragjeditë e tij masive në Gaza duke ndërprerë rrugët e komunikimit dhe linjat e internetit.