Irlanda kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i150776-irlanda_kërkon_ndalimin_e_menjëhershëm_të_sulmeve_të_regjimit_sionist
Ministri i Jashtëm i Irlandës, në reagim ndaj sulmeve të regjimit sionist në kampin Jabalia në Rripin e Gazës, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në këtë zonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2023 05:43 Europe/Tirane
  • Irlanda kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të regjimit sionist

Ministri i Jashtëm i Irlandës, në reagim ndaj sulmeve të regjimit sionist në kampin Jabalia në Rripin e Gazës, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në këtë zonë.

Sipas Isna, ministri i Jashtëm irlandez Michael Martin në një deklaratë për situatën në Gaza shkroi: "Jam i tronditur nga numri i madh i viktimave pas bombardimit të djeshëm të kampit Jabalia nga Izraeli. Martin shtoi: UNRËA njoftoi dje se numri i fëmijëve të vrarë që nga 7 tetori është më shumë se numri i fëmijëve të vrarë në të gjitha konfliktet botërore që nga viti 2019. Nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë. Kjo procedurë duhet të përfundojë. Duke iu referuar kërkesës së Bashkimit Evropian për rihapjen e korridoreve dhe pikë-kalimeve humanitare në konflikte, ministri i Jashtëm irlandez tha: Ne kemi nevojë urgjente për një armëpushim humanitar dhe rritje të aksesit të civilëve në mallrat humanitare. Nuk mund të pritet më.