Belgjika: Ka ardhur koha për të bojkotuar regjimin sionist
Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, duke kritikuar sulmet masive të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, tha se ka ardhur koha për të sanksionuar regjimin sionist.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), Zëvendëskryeministrja e Belgjikës, Petra DeSouter, shtoi sot (e mërkurë) se “Tani është koha për të aplikuar sanksione kundër regjimit sionist, sepse hedhja e bombave mbi njerëzit e pafajshëm është një akt çnjerëzor."
Në vazhdim të deklaratës së saj ajo shtoi: “Është fare e qartë se regjimit sionist nuk i intereson kërkesa e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me armëpushimin”.
Në të njëjtën kohë, “Salama Marouf”, shefi i zyrës së mediave të qeverisë së Gazës, në një konferencë për shtyp sot vuri në dukje se pushtuesit kanë kryer 1071 masakra ndaj familjeve palestineze, krime që kanë shkaktuar mijëra dëshmorë dhe të plagosur, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Ndërsa 1.5 milionë qytetarë palestinezë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në strehimore të përkohshme ose në shtëpitë e të afërmve të tyre.
Regjimi pushtues sionist vazhdon kokëfortësinë e tij në refuzimin e çdo armëpushimi humanitar, duke injoruar të gjitha ligjet ndërkombëtare.