Josep Borrell mbështet Guterres për një armëpushim urgjent në Gaza
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres i cili kërkoi një armëpushim humanitar në Gaza.
“U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guteres. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”, postoi ai në rrjetin X.
Franca dhe Malta janë dy shtetet e vetme të BE-së në mesin e 15 vendeve që përbëjnë Këshillin aktual të Sigurimit.
Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një katastrofë humanitare.
Izraeli e ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për një armëpushim humanitar.