Shkurt 01, 2024 07:48 Europe/Tirane
  • Shtëpia e bardhë: Ne nuk po kërkojmë luftë me Iranin

Koordinatori i çështjeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë njoftoi se Amerika nuk është në kërkim të një lufte me Iranin apo një luftë më të gjerë në rajon.

Sipas gazetarit të IRNA, John Kirby të mërkurën gazetarëve në Uashington u tha: "siç kemi thënë shumë herë, ne nuk po kërkojmë një luftë me Iranin apo një luftë dhe një konflikt në shkallë të gjerë në rajon.  Ne do t'i përgjigjemi sulmit kundër forcave amerikane në Jordani sipas planit tonë. Kirby deklaroi: Ne besojmë se sulmi në Jordani ishte planifikuar dhe mundësuar nga një grup i quajtur Rezistenca Islamike në Irak, tek i cili futen disa grupe, duke përfshirë këtu Kataib Hezbollah. Në të njëjtën kohë, ai pretendoi:  Ne nuk u besojmë deklaratave të grupit Kataib Hezbollah në Irak dhe ata nuk janë i vetmi grup që sulmon forcat tona. Pas një sulmi me dron natën në një bazë të vogël amerikane në Jordani, më 28 janar 2024, tre ushtarë amerikanë u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Tags