Shkurt 05, 2024 08:03 Europe/Tirane
  • Senatori Graham: SHBA dështoi keq pasi Irani nuk i trembet

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham kritikoi administratën e Presidentit Joe Biden të dielën mbrëma duke thënë se politikat e saj ndaj Iranit nuk kanë qenë efektive pasi Republika Islamike nuk ka frikë nga Amerika.

Gjatë një interviste me Fox News, Graham kritikoi qeverinë amerikane për politikat e saj të përgjithshme në Azinë Perëndimore.

“Nëse qëllimi është krijimi i frenimit kundër Iranit, ju keni dështuar keq dhe nëse qëllimi është të mbroni trupat amerikane në rajon, as atë nuk e keni arritur”, paralajmëroi ai duke iu drejtuar administratës së Presidentit Joe Biden.

Senatori i Karolinës së Jugut bëri thirrje gjithashtu për një ndryshim në politikat që synojnë të frikësojnë të tjerët pa përmendur ndonjë shtet, duke shtuar se goditja e qindra objektivave nuk është e rëndësishme, një referencë ndaj sulmeve ajrore të fundit të SHBA-së në Irak dhe Siri në atë që Uashingtoni i quajti ishin në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës në një bazë amerikane në Jordani.

“Nëse e keni bindur Iranin se nuk po kërkoni një luftë në shkallë të gjerë, ata e kanë besuar dhe e kanë marrë këtë mesazh, por nuk kanë frikë nga ne”, reagoi ai ndaj deklaratave të përsëritura të zyrtarëve amerikanë se vendi i tyre nuk po kërkonte një konflikt apo luftë me Iranin.

SHBA u përball me kritika dhe denoncime të gjera për këto sulme, duke përfshirë nga qeveritë irakiane dhe siriane që e quajtën agresionin një shkelje të sovranitetit të tyre.

Republikanët në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, i konsideruan të pamjaftueshme këto masa.

 

Tags