Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158050-kryeministri_sllovak_është_në_gjendje_të_rëndë_shëndetësore_pas_atentatit
Kryeministri i Sllovakisë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar urgjentisht në një spital.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 15, 2024 17:11 Europe/Tirane
  • Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit

Kryeministri i Sllovakisë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar urgjentisht në një spital.

Robert Fico është në një gjendje të rrezikshme për jetën, ka thënë zyra e qeverisë së Sllovakisë.

Udhëheqësi i qeverisë sllovake nuk do të dërgohet për mjekim të mëtejmë në kryeqytetin e Bratislavës pasi fluturimi do të zgjaste “shumë kohë”. Sipas informacioneve sllovake, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark.

Ai është transportuar me aeroplan privat në spitalin Banska Bystrica, njoftoi qeveria.

Njeriu që kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico dyshohet se është shkrimtari i njohur sllovak 71-vjeçar, Juraj Cintula.

Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion. Ende nuk dihen motivet e këtij atentati.