Qershor 08, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Kryeministrja daneze sulmohet nga një burrë në një shesh në Kopenhagë.

Sipas CBC, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është sulmuar nga një burrë në një shesh në Kopenhagë.

Zyra e kryeministrit danez në një deklaratë tha se Frederiksen është "e tronditur nga incidenti" dhe se sulmuesi është arrestuar. Policia e Kopenhagës konfirmoi incidentin, por zyra e kryeministrit dhe policia nuk dhanë detaje të tjera. Policia në një deklaratë në rrjetin social X shkruan: Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një person. Ne jemi duke hetuar. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsula, e dënuan incidentin dhe e quajtën atë "të tmerrshëm". Michelle në rrjetin social X ka shkruar se është “indinjuar” nga ky incident dhe “E dënon fuqishëm këtë sulm frikacak. Metsula gjithashtu shkroi: Dhuna nuk ka vend në politikë. Ky incident ka ndodhur teksa pak kohë më parë kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua disa herë në një atentat kundër tij, ku për pasoja ai u plagos rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë.

Tags