Krimet e Hitlerit kundër Francës, krimet e Francës kundër Algjerisë
(last modified Mon, 08 Jul 2024 09:01:18 GMT )
Korrik 08, 2024 11:01 Europe/Tirane
  • Krimet e Hitlerit kundër Francës, krimet e Francës kundër Algjerisë

Pars Today - Pikërisht kur Franca, së bashku me aleatët e tjerë të saj, po festonte çlirimin nga nazistët gjermanë, të cilët po shkatërronin Evropën, forcat ushtarake koloniale franceze, të cilat e shihnin veten si fitimtare të Luftës së Dytë Botërore, kryen një nga krimet më të urryera dhe të tmerrshme të shekullit të 20-të në Algjeri.

Franca kreu të njëjtin krim në Algjeri me të cilin ishte përballur në Evropë gjatë Luftës Botërore. Ky krim i urryer dhe i tmerrshëm u krye kundër "vendit të një milion dëshmorëve" [Algjerisë]. Nisur nga kjo, mund të themi patjetër se me vdekjen e liderit nazist Hitleri, epoka e krimeve brutale nuk mbaroi, sepse kolonialistët francezë me krimet e tyre dhe brutalitetin që treguan në Algjeri, mund të ndiqnin rrugën e Hitlerit. Franca është një vend evropian që ka qenë gjithmonë krenar për veten si origjinë e të drejtave të njeriut. Sot po flasim për krimin e ndodhur më 8 maj, i cili u pasua nga “e marta e zezë”. Kjo ditë është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë algjerianët, por në të njëjtën kohë, shkaktoi formimin e një motivimi shumë të fortë tek populli algjerian për të hequr qafe kolonizatorin e huaj dhe për të hyrë në fushën e betejës së pavarësisë.

Një foto e paradës naziste në Paris

Në këtë raport nga Pars Today, ne i kemi hedhur një sy kësaj ngjarjeje:

Parullat e pavarësisë

Më 8 maj 1945, francezët, së bashku me aleatët ë tyre, festuan fitoren e tyre ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në këtë kohë filluan një sërë demonstratash në Algjeri, në të cilat pjesëmarrësit ngritën flamurin francez dhe brohorisnin parulla në mbështetje të fitores së këtij vendi dhe aleatëve të tij. Pas parullave të përmendura, u dëgjuan thirrjet "Rroftë Algjeria e pavarur" dhe për herë të parë demonstruesit ngritën flamurin algjerian krahas flamurit francez. Pikërisht këtu krerët dhe drejtuesit e kolonializmit francez urdhëruan me nxitim dhe shpejtësi që të uleshin sa më parë flamujt algjerianë. I riu algjerian i quajtur "Bozid Saal" refuzoi të ulte flamurin e vendit të tij. Në mënyrë të ngjashme, të rinj të tjerë refuzuan të pranonin masat kufizuese të kolonialistëve. Ndaj u zhvilluan përleshje intensive mes demonstruesve dhe forcave ushtarake franceze. Forcat franceze hapën zjarr mbi " Bozid Saal " dhe e vranë atë. Pas kryerjes së kësaj vrasjeje në radhët e demonstruesve mbretëroi një lloj frike. Ky ishte fillimi i krimeve të mëdha të francezëve në Algjeri. “Saal” është një nga simbolet e algjerianëve, sepse ishte i riu i parë që u qëllua nga ushtarët francezë më 8 maj 1945. Ky i ri algjerian ka lindur në vitin 1919 në fshatin "Alzairi" të qytetit "Satif" dhe në të njëjtin fshat ka studiuar shkencat Kur'anore. Dëshmori i parë i Algjerisë, kur ishte vetëm 15 vjeç, i vdiq i ati dhe bashkë me familjen iu desh të ndërronte vendbanimin. Ai punonte në një restorant për të mbajtur veten dhe familjen e tij."Bozid Saal" më pas iu bashkua Shoqatës së Pionerëve  Islamik të Algjerisë. Seria e demonstratave masive të popullit algjerian kundër kolonialistëve francezë u përhap gradualisht në qytetet dhe periferitë e tyre. Ndër këto zona mund të përmendim "Qalme", ​​"Kharata" dhe "Anabeh". Ndërkohë, qeveria e lidhur me gjeneralin "Du Gol" praktikisht nuk pa një zgjidhje tjetër përveç shtypjes brutale të protestuesve algjerianë. Prandaj, kolonialistët francezë shpallën "ligjin ushtarak" në shumë zona të Algjerisë. Ata gjithashtu zbatuan rreptësisht shtetrrethimin. Në të njëjtën kohë, francezët morën masa të ndryshme për të parandaluar zgjerimin e fushës së protestave popullore. Për shembull, një numër udhëheqësish të lëvizjes kombëtare në Algjeri u arrestuan nga kolonialistët. Nga ana tjetër, disa anëtarë të Shoqatës  Islamike të Pionerëve u ekzekutuan nga kolonialistët. Gjenerali “Du Gol” madje ekzekutoi ata civilë që dyshoheshin për pjesëmarrjen e tyre në protesta popullore. Përveç kësaj, francezët dyshuan se një numër fshatrash algjeriane ishin bërë strehë për luftëtarët e pavarësisë dhe i shënjestruan ato me sulme ajrore duke i rrafshuar me tokën. Raportet tregojnë se francezët kryen krime të shumta kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve në këto fshatra. Seria e krimeve të shumta nga francezët kundër popullit algjerian vazhdoi dhe kolonialistët këmbëngulën në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në këtë vend. P.sh. pushtuesit francezë, mblodhën njerëzit e çdo lagjeje në një vend të caktuar dhe u vunë flakën me benzinë. Përveç kësaj, francezët i hodhën të moshuarit nga avionët dhe helikopterët e tyre. Kriminelët gjithashtu nuk kanë kursyer as trupat e të vrarëve pasi trupat i vendosën anash trotuareve për të shërbyer si mësim për qytetarët e tjerë algjerianë. Duhet theksuar gjithashtu se as gratë shtatzëna algjeriane nuk u kursyen nga krimet e ushtarëve kolonialistë francezë. Gjatë krimit të tyre, francezët shkatërruan plotësisht 44 fshatra në vetëm 15 ditë. Ata në sulme të gjera ajrore vranë qindra gra, fëmijë dhe të moshuar. Në të këtë formë ata vranë 45 mijë qytetarë algjerianë. Sigurisht, në disa raporte, numri i viktimave të këtij krimi kolonialist llogaritet në 70 mijë njerëz. Kjo ndodhi ndërkohë që më shumë se 5000 shtetas algjerianë u arrestuan nga kolonialistët. Arrestimet vazhduan edhe për disa muaj pas kryerjes së këtij krimi të tmerrshëm. Pas kësaj, gjykatat kolonialiste në tetor 1945 lëshuan mijëra dënime me vdekje.

Dominimi i francezëve me politikën e vrasjes dhe terrorit mbi Algjerinë

Fillimi i lëvizjes së çlirimit dhe lirisë

Pavarësisht se sasia e krimit dhe e vrasjeve të francezëve në Algjeri ishte shumë më e lartë se sa pritej, ky krim në radhët e algjerianëve krijoi një motivim të madh për të ecur përpara. Prandaj, ata vendosën të hyjnë në fushën e betejës dhe të luftojnë për të arritur pavarësinë e tyre. Algjerianët e kishin marrë vendimin e tyre. Ata ishin të gatshëm të sakrifikonin qindra mijëra martirë në rrugën e lirisë nga kolonializmi francez. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në praktikë. Shumë historianë besojnë se krimi dhe masakra e 8 majit 1945 ishte në fakt pikënisja e pavarësisë së Algjerisë nga Franca. Si rezultat i kësaj vrasjeje masive, në Algjeri u formua një brez i ri; Një brez që hodhi poshtë mitin e "qytetërimit çlirimtar francez". Kjo është çështja që Dr. Ali Al Salabi e ka përmendur dhe për të cilën ka folur në librin e tij me titull “Lufta e kombit algjerian”. Lidhur me këtë, doktor “Ali Al Salabi” në librin e tij ka përmendur: “Një nga rezultatet pozitive të krimit të tmerrshëm të kolonialistëve francezë ishte se pas këtij krimi, populli i Algjerisë arriti të besonte se vetëm përmes armëve ata mund të realizojnë qëllimin e tyre të madh për çlirimin nga kolonializmi. Prandaj u përhap ftesa për luftë të armatosur kundër pushtuesit francez. Pas Luftës së Dytë Botërore, të rinjtë algjerianë mirëpritën luftën e armatosur kundër francezëve. Al Salabi gjithashtu në librin e tij ka thënë: “Krimi i kryer nga kolonialistët në maj 1945 i bëri algjerianët të arrijnë në përfundimin se pavarësia dhe liria nuk janë një dhuratë që u jepet atyre, por një dhuratë që ata duhet të luftojnë për ta marrë. Për këtë arsye, ngjarjet e majit u bënë motori i revolucionit algjerian; Revolucioni që filloi në mesin e viteve 50 dhe në vitin 1962 ishte në gjendje të arrinte qëllimet e tij për çlirimin e Algjerisë nga kolonializmi. Veç kësaj, ashtu si krimet e 8 majit 1945 ishin pikënisja e rrugës së lirisë dhe pavarësisë, përkujtimi i tij është gjithashtu një theksim në vazhdimin e rrugës së algjerianëve që kërkojnë pavarësinë kundër përpjekjeve të rojeve të "kolonializmit të butë", kolonizim që kanë ndërmarrë përsipër Franca dhe fuqitë e tjera aleate.