Përleshje të dhunshme mes anti-emigrantëve dhe policisë irlandeze
(last modified Tue, 16 Jul 2024 19:05:27 GMT )
Korrik 16, 2024 21:05 Europe/Tirane
  • Përleshje të dhunshme mes anti-emigrantëve dhe policisë irlandeze

Një numër kundërshtarësh të emigrantëve në Irlandë u përleshën me policinë, dhe si pasojë, autoritetet e sigurisë arrestuan 12 prej tyre.

Përplasja ka ndodhur përpara një qendre të dedikuar për strehimin e azilkërkuesve në Dublin. Më herët, në këtë vend kishin ndodhur edhe konflikte të tjera.

Protestuesit anti-emigrantë hodhën tulla dhe lëndë plasëse në drejtim të policisë.

Policia, gjithashtu, përdori spërkatës piperi për t'i shpërndarë ata, ku përfshiheshin më shumë se 100 burra dhe adoleshentë.

Ministrja e Drejtësisë e Irlandës, Helen McEntee, në përgjigje të dhunës së të hënës tha se ajo ishte "e tmerruar" nga incidenti dhe se personat e përfshirë në këto përleshje do të përballen me "ligje të rrepta".

 

Tags