UNICEF publikon statistika të reja mbi masakrën ndaj fëmijëve palestinezë
(last modified Mon, 22 Jul 2024 18:55:45 GMT )
Korrik 22, 2024 20:55 Europe/Tirane
  • UNICEF publikon statistika të reja mbi masakrën ndaj fëmijëve palestinezë

Në një raport, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi martirizimin e 143 fëmijëve palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i këtij viti.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi nëpoërmjet një raporti se numri i fëmijëve dëshmorë palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, që prej 9 muajsh e deri më tani, në të njëjtën kohë me fillimin e luftës së Gazës, ka qenë në një tendencë eksponenciale.

Sipas këtij raporti, që nga fillimi i luftës së Gazës, një fëmijë palestinez është martirizuar çdo dy ditë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar.

Kësisoj, numri i fëmijëve palestinezë dëshmorë në Bregun Perëndimor është rritur me 250% që nga fillimi i këtij viti (2024) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2023).

Sipas raportit të UNICEF-it, gjatë kësaj periudhe (janar-korrik) kanë rënë dëshmorë 143 fëmijë dhe janë plagosur gjithashtu 440 fëmijë të tjerë.

Vrasja e popullit të pambrojtur palestinez në Gaza nga forcat agresore sioniste vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë, me publikimin e statistikave më të fundit për dëshmorët dhe të plagosurit e krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, njoftoi sot se që nga 7 tetori 2023, në këtë zonë kanë rënë dëshmorë 39 mijë e 6 qytetarë palestinezë.