Zelensky konfirmon se aeroplanët F-16 kanë mbërritur në Ukrainë
(last modified Sun, 04 Aug 2024 18:46:18 GMT )
Gusht 04, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • Zelensky konfirmon se aeroplanët F-16 kanë mbërritur në Ukrainë

“Ardhja e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë shënon një kapitull të ri për Forcat Ajrore të vendit”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa konfirmoi për herë të parë se aeroplanët luftarakë kanë mbërritur në territoret ukrainase.

Bëhet e ditur se Ukraina u ka kërkuar aleatëve që të transferojnë aeroplanët që nga fillimi i luftës për të mbrojtur qiellin e saj kundër raketave ruse.

“Kemi mbajtur qindra takime dhe negociata për të forcuar aftësitë e aviacionit dhe mbrojtjes sonë ajrore”, tha Zelensky duke folur në një bazë ajrore jashtë Kievit.

“Ne shpesh dëgjuam përgjigjen se ishte e pamundur. Tani është një realitet. F-16 janë në Ukrainë. Unë jam krenar për të gjithë njerëzit tanë që po i zotërojnë këta aeroplanë dhe tashmë kanë filluar t’i përdorin ata”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se nuk mund të komentojë mbi misione specifike luftarake ose sa F-16 janë tashmë në Ukrainë, por tha: “Deri më tani, numri që është i disponueshëm në Ukrainë dhe numri i pilotëve që tashmë janë trajnuar nuk është i mjaftueshëm”.

 

Tags