Rusia zgjeron ofensivën kundër forcave ukrainase në Kursk
(last modified Tue, 13 Aug 2024 18:49:33 GMT )
Gusht 13, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Rusia zgjeron ofensivën kundër forcave ukrainase në Kursk

Ushtria ruse ka intensifikuar ofensivën e saj kundër Ukrainës në rajonet Kursk dhe Pokrovsk.

Trupat ruse shënjestruan të martën forcat ukrainase me sulme ajrore në rajon, duke zmbrapsur tentativën e trupave ukrainase për pushtim.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Kievi ka humbur deri në 420 ushtarakë në 24 orët e fundit.

"Gjatë ditës, humbjet e forcave të armatosura të Ukrainës arritën në 420 personel ushtarak, 55 automjete të blinduara, duke përfshirë tre tanke, tetë transportues të blinduar të personelit, një mjet luftarak këmbësorie, 43 automjete të blinduara luftarake, 31 automjete dhe një lëshues të shumëfishtë të raketav ”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Forcat ruse zmbrapsën një sulm ukrainas pranë vendbanimit Martynovka, ku asgjësuan deri në 15 ushtarë armiq, tha ministria, duke shtuar se ushtria ruse mundi trupat ukrainase në rajonet Mikhailovka, Korenevo, Nikolayevo-Darino, Oleshnya, Sudzha dhe Nikolaevka.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi gjithashtu pamjet e bombarduesve Sukhoi Su-34 që godasin trupat ukrainase në rajonin kufitar Kursk dhe të këmbësorisë që sulmon pozicionet ukrainase.

"Avancimi i pakontrolluar i armikut tashmë është ndalur," tha gjeneralmajor Apti Alaudinov, komandanti i njësisë së forcave speciale çeçene Akhmat, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. "Armiku tashmë është i vetëdijshëm se Blitzkrieg që ai planifikoi nuk funksionoi."

Forcat ukrainase nisën një sulm në territorin rus një javë më parë, duke depërtuar në kufirin rus ndërsa rusët u kapën në befasi.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka bërë të ditur se Ukraina nuk është e interesuar të “marrë” territore në Rusi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase e përshkroi gjithashtu pushtimin njëjavor të ukrainasve në zonën e Kurskut si “ një veprim absolutisht legjitim”.

“Ukraina nuk është e interesuar të marrë nën kontroll territorin e rajonit të Kurskut”, shtoi ai.

 

Tags