Biden: Ka ardhur koha për t'i dhënë fund luftës në Gaza
(last modified Sun, 01 Sep 2024 06:49:03 GMT )
Shtator 01, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Biden: Ka ardhur koha për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden tha se "besoj se jemi në prag të arritjes së një marrëveshjeje në negociatat e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit dhe theksoi se "ka ardhur koha për t'i dhënë fund luftës së Gazës".

Sipas CNN, presidenti amerikan vuri në dukje se është optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes regjimit sionist dhe Hamasit dhe tha: Të gjitha palët kanë arritur një konsensus mbi parimet mbi të cilat duhet të bazohet marrëveshja e tyre.

CNN njoftoi se grupet ndërmjetësuese të palëve të përfshira në negociatat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza kanë mbajtur një takim në Doha që nga e mërkura e kaluar.

Takimi në Doha të Katarit u mbajt të enjten dhe të premten (15 dhe 16 gusht) me praninë e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit, Katarit dhe Izraelit me qëllim rifillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Pas kësaj, bisedimet për armëpushimin në Gaza që u zhvilluan më 25 gusht në Kajro përfunduan pa arritur marrëveshje dhe Hamasi dhe Izraeli nuk ranë dakord për disa pika të paraqitura nga ndërmjetësit, por Shtëpia e Bardhë thotë se negociatat e Kajros në nivelin e grupeve të punës janë ende në vazhdim.