Ndalimi i aktivitetit të kanalit informativ pro izraelit në Algjeri; anulimi i licencës së "Al-Arabija"
(last modified Mon, 21 Oct 2024 17:37:38 GMT )
Tetor 21, 2024 19:37 Europe/Tirane
  • Ndalimi i aktivitetit të kanalit informativ pro izraelit në Algjeri; anulimi i licencës së \
    Ndalimi i aktivitetit të kanalit informativ pro izraelit në Algjeri; anulimi i licencës së \"Al-Arabija\"

ParsToday - Licenca e rrjetit "Al-Arabiya" të Arabisë Saudite në Algjeri u anulua për shkak të "mosrespektimit të etikës profesionale të mediave dhe mashtrimit mediatik".

Zyrtarët algjerianë dhe Ministria e Komunikimeve vendosën të anulojnë licencën e këtij rrjeti mediatik që vepron në përputhje me regjimin pushtues sionist duke akuzuar rrjetin "Al -Arabiya" të Arabitës Saudite për mashtrim mediatik dhe mosrespektimin e rregullave të etikës profesionale të mediave. Sipas ParsToday, mediat e Algjerisë kanë theksuar se media "Al -Arabiya" në vitin e kaluar ka bërë çdo përpjekje për të publikuar lajmet e luftës në Rripin e Gazës dhe në Liban në një mënyrë që të dobësojë moralin e palestinezëve dhe libanezëve.

Rrjeti televiziv MBC i Arabisë Saudite së fundmi e quajti "terrorist" udhëheqësin e martirizuar të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Yahya al-Sinwar, duke publikuar një raport plotë me ofendime dhe shpifje për liderët e martirizuar të rezistencës.

Të rinjtë e zemëruar irakianë në reagim të fyerjes së rrjetit saudit MBC, pasi hynë në zyrën e këtij rrjetit në zonën e Universiteti të Bagdadit dhe shkatërruan pajisjet e tij, i vunë zjarrin të gjithë ndërtesës.

Qeveria e Irakut gjithashtu në një vendim të rëndësishëm, ka anuluar licencën e këtij rrjeti informativ të Arabisë Saudite.

Rrjetet "Al-Arabiya" dhe "Al -Hadith" të Arabisë Saudite, të cilat kanë kryer vazhdimisht intervista ekskluzive me zyrtarët ushtarakë të regjimit pushtues sionist, duke përfshirë një zëdhënës të regjimit, akoma vazhdojnë qasjen e tyre armiqësore ndaj rezistencës dhe njollosin imazhin e saj.

Jahja Sinwar, shefi i martirizuar i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), të mërkurën më 16 tetor u martirizua gjatë luftimeve me armiqtë pushtues sionist në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

 

Tags