UNICEF: Agresioni i regjimit sionist në Liban ka pasur pasoja negative për fëmijët libanezë
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri të ditur dëmtimin e rëndë të fëmijëve libanezë pas agresionit të regjimit gjenocidal sionist në Liban.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët njoftoi se që nga 4 tetori 2024, pas agresionit të regjimit kriminal të Izraelit në Liban, të paktën një fëmijë libanez është martirizuar dhe mesatarisht brenda një dite janë plagosur 10 persona. Regjimi pushtues sionist prej kohësh ka nisur sulmet në shkallë të gjerë në zona të ndryshme të Libanit. Këto sulme u përballën me një reagim të fortë nga Hezbollahu i Libanit dhe që në minutat e para të nisjes së sulmit, forcat e rezistencës lëshuan me qindra raketa dhe nisën operacione të shumta, duke sulmuar bazat dhe vendbanimet sioniste në Palestinën e pushtuar. Me sulmet e tij në zonat e banuara të Libanit, regjimi sionist fëmijëvrasës kërkon të shkaktojë shumë viktima dhe dëme sa më të shumta për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje në mesin e civilëve. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane jo vetëm që kanë heshtur përballë këtyre krimeve, por edhe kanë plotësuar nevojat e regjimit uzurpues sionist me armë dhe municione.