18 miliardë dollarë ndihma amerikane për regjimin sionist
Sahab- Amerika që prej 7 tetorit 2023 i ka dhënë regjimit sionist ndihma të ndryshme ushtarake, që kapin shifrën e rreth 18 miliardë dollarëve.
Sipas raportit të Sahab, ndihma amerikane për regjimin sionist që nga 7 tetori i vitit të kaluar (2023) përllogaritet 17.9 miliardë dollarë. Sipas këtij raporti, 4,4 miliardë dollarë nga kjo shumë janë shpenzuar për rinovimin e armatimeve stok , 1 miliardë dollarë për shtimin e armëve të rënda, 6,8 miliardë dollarë për kontratat e shitjes së pajisjeve ushtarake të huaja dhe 5,7 miliardë dollarë janë shpenzuar për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat. Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, qeveria e presidentit amerikan Joe Biden i ka dërguar regjimit sionist më shumë se 50 mijë tonë armë dhe pajisje ushtarake me 500 fluturime dhe 107 dërgesa detare. Si një aleat dhe një mbështetës strategjik i regjimit sionist, që nga fillimi i luftës në Gaza, Shtetet e Bashkuara për të vrarë popullin e shtypur të Gazës kanë dërguar lloje të panumërta armatimesh dhe municionesh në Tel Aviv.