Demonstrata në mbështetje të popullit të Gazës dhe Libanit
Sot në vende të ndryshme janë mbajtur demonstrata në mbështetje të Libanit dhe Gazës.
Një demonstratë masive në mbështetje të Palestinës u mbajt në Londër për të ndaluar agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës. Demonstruesit në Francë gjithashtu kërkuan ndalimin e vrasjes së gazetarëve në Gaza nga regjimi sionist. Qindra qytetarë suedezë gjithashtu zhvilluan demonstrata masive në shenjë proteste kundër sulmeve të pushtuesit sionist në Gaza dhe Liban. Duke brohoritur slogane si " Liri Palestinës", " Liri Gazës", "Ndaloni Gjenocidin", protestuesit kërkuan vendosjen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe Liban. Ata gjithashtu dënuan qeverinë suedeze dhe amerikane për mbështetjen e tyre ndaj pushtuesve të Kodsit. Demonstrata u mbajtën edhe në Michigan kundër mbështetjes së Amerikës për Izraelin. Lufta e Izraelit në Liban dhe Gaza ka ndikuar në opinionin e votuesve amerikanë në zgjedhjet presidenciale, kështu që disa prej tyre e konsiderojnë si mëkat të pafalshëm mbështetjen e qeverisë së tyre ndaj këtij regjimi. Demonstruesit pro-palestinez në Boston në demonstratat e tyre njoftuan se asnjë nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk e përmend gjenocidin e Izraelit në Gaza.