Prezantohet në Romë përkthimi në italisht i librit “Qelia nr.14”
(last modified Fri, 15 Nov 2024 15:56:04 GMT )
Nëntor 15, 2024 16:56 Europe/Tirane
  • Prezantohet në Romë përkthimi në italisht i librit “Qelia nr.14”

U prezantua përkthimi në italisht i librit "Qelia nr. 14" për kujtimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për burgosjet dhe internimet para Revolucionit Islamik.

Sipas rrjetit Sahab, cituar nga agjencia e lajmeve Mehr, ceremonia e prezantimit të përkthimit në italisht të librit "Qelia nr. 14" për kujtimet e liderit suprem nga burgimet dhe internimet para Revolucionit Islamik, u mbajt në praninë e ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Itali, Mohammadreza Sabouri. Në këtë aktivitet, i cili u organizua nga konsulta kulturore e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Itali, ishin të pranishëm edhe një sërë personalitetesh shkencore, kulturore dhe mediatike italiane. Krahas prezantimit të librit “Qelia nr. 14”, ambasadori i Iranit në Itali shtoi: “Ky libër me vlerë i shkruar nga Ajatollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, është një libër që përtej një koleksioni kujtimesh, na jep mësime të thella besimi, këmbënguljeje, dhe na mëson të luftojmë për ideale të larta."

Sabouri shtoi: "Sot jetojmë në një botë të mbushur me kriza të ndryshme, duke përfshirë krizat identitare, sociale dhe politike, dhe bota vuan nga sfida si padrejtësia, dhuna, sanksionet mizore dhe diskriminimet e ndryshme në botë dhe libri "Qelia nr.14" mund të jetë një simbol i qëndrimit kundër shtypjes."

Ambasadori i Iranit në Itali theksoi më tej se regjimi sionist, me mbështetjen e fuqive të mëdha botërore dhe politikave koloniale, ka kryer agresion dhe vrasje në tokën e Palestinës dhe Libanit dhe sqaroi: "Ky regjim, duke pushtuar tokat dhe duke vrarë njerëz të pambrojtur, jo vetëm që shkel të drejtat e njeriut, por ka shkelur të gjitha parimet dhe vlerat njerëzore dhe morale."

Sabouri theksoi: "Palestinezët dhe libanezët prej vitesh qëndrojnë kundër një prej ushtrive më të pajisura në botë me duar bosh, por me zemra plot besim dhe vullnet. Kjo rezistencë, ashtu si lufta e Ajatollah Khameneit dhe liderëve të tjerë të Revolucionit Islamik kundër regjimit të Shahut, është një kujtesë e të njëjtit besim dhe këmbëngulje që pasqyrohet në librin "Qelia nr. 14".