Dronë të paidentifikuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165098-dronë_të_paidentifikuar_mbi_tri_baza_ajrore_amerikane_në_britani
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe, kanë njoftuar Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të njohura si USAF.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 24, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Dronë të paidentifikuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe, kanë njoftuar Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të njohura si USAF.

Incidentet përfshinin “fluturake të vogla të paidentifikuara” që u panë gjatë nga 20 deri në 22 nëntor, mbi bazat e forcave ajrore britanik Feltwell në Norfolk dhe Lakenheath e Mildenhall.

Nuk dihet nëse dronët konsideroheshin kërcënim sipas forcave ajrore amerikane që shfrytëzojnë bazat britanike.

Ata gjithashtu theksuan se kanë të drejtën të “mbrojnë” sistemet e instaluara, por nuk treguan nëse ndonjë mekanizëm mbrojtës është përdorur.