OKB paralajmëron: Situata në Rripin e Gazës është katastrofike
(last modified Mon, 10 Feb 2025 09:13:09 GMT )
Shkurt 10, 2025 10:13 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron: Situata në Rripin e Gazës është katastrofike

Zëdhënësi i Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare (UNOCHA) në Gaza e përshkroi situatën humanitare në këtë zonë si “shumë katastrofike”, duke raportuar për shkatërrim të gjerë dhe mungesë të shërbimeve bazë për banorët.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sama, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara (UNOCHA) në Gaza tha gjithashtu: “Më shumë se 500,000 banorë të Rripit të Gazës që u zhvendosën nga lufta janë kthyer në shtëpitë e tyre në veri të rajonit, por ata janë përballur me skena të shkatërrimit dhe mungesë të plotë të shërbimeve elementare”.

Ai vazhdoi: “Gjithashtu, rreth 2.5 milionë njerëz në të gjithë Rripin e Gazës kanë nevojë për ndihmën e parë dhe shërbimet bazë, duke përfshirë ushqimin, ujin, strehimin dhe kujdesin shëndetësor”.

Zyrtari ndërkombëtar shtoi: “Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po përpiqen të ndihmojnë banorët e këtij rajoni dhe të plotësojnë nevojat e tyre themelore. Megjithatë, përmasat e shkatërrimit dhe numri i madh i njerëzve në nevojë kanë paraqitur shumë sfida për këto institucione”.

Zëdhënësi i Zyrës për Çështje Humanitare njoftoi gjithashtu përpjekjet e kësaj organizate për të ndihmuar banorët e Rripit të Gazës për t'i bërë ballë të ftohtit të dimrit dhe bëri thirrje për më shumë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për t'u përballur me këtë krizë humanitare.