Kina: Teherani nuk do të dorëzohet para presionit
-
Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës
ParsToday - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës duke deklaruar kundërshtimin e Pekinit ndaj sulmeve kundër infrastrukturës iraniane, theksoi se Teherani nuk do të gjunjëzohet para asnjë presioni ushtarak dhe se këto veprime vetëm sa do të nxisin zjarrin e tensionit.
Sipas ParsToday, Mao Ning, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, iu referua sulmit të Uashingtonit ndaj një urë civile në Karaj në një konferencë për shtyp dhe shtoi: "Veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit u kryen pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar".
Duke theksuar se Kina kundërshton sulmet ndaj infrastrukturës dhe qendrave civile, ajo shtoi: "Veprime të tilla nuk mund ta detyrojnë palën tjetër të dorëzohet dhe vetëm sa do të rrisin tensionet”.
Zëdhënësja e shërbimit diplomatik kinez deklaroi: "Në rrethanat aktuale, palët përkatëse duhet të zbatojnë menjëherë armëpushimin dhe të kthehen në rrugën e zgjidhjes politike dhe diplomatike”.
Mao Ning gjithashtu për situatën e trafikut në Ngushticën e Hormuzit dhe mundësinë e pjesëmarrjes së Kinës në bashkëpunimin ndërkombëtar për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë, tha: "Të gjitha palët bëjnë thirrje fuqimisht për kthimin e shpejtë të paqes dhe stabilitetit në këtë korridor jetik, sepse Ngushtica e Hormuzit dhe ujërat përreth saj janë një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe energjisë”.
Ajo shtoi: "Në situatën aktuale, çelësi për zgjidhjen e problemit është ndalimi i operacioneve ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur dhe vetëm atëherë mund të shpresojmë për kthimin e stabilitetit në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Gjirit Persik”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip