Anëtarja demokrate e Kongresit amerikan: Trump është një kriminel
-
Ilhan Omar
[WASHINGTON], 2 Maj 2026, ParsToday – Anëtarja demokrate e Kongresit të SHBA-së e ka cilësuar presidentin Donald Trump si një kriminel, duke iu referuar dosjeve të tij gjyqësore dhe akuzave për abuzim.
Ilhan Omar anëtarja demokrate e Kongresit amerikan, të premten në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje me deklaratat e Donald Trump në Florida, shkroi se këto janë broçkulla të çmendura nga një kriminel që ka 34 rekorde penale, është mbajtur përgjegjës për përdhunim dhe është i akuzuar për abuzim me fëmijët. Trump në fjalimin e tij në Florida, përsëriti thashethemet kundër Ilhan Omar anëtares myslimane me origjinë somaleze nga Minesota, të cilat janë hedhur poshtë prej kohësh. Presidenti i SHBA-së në deklarata fyese tha se beson që ajo është martuar me vëllanë e saj, gjë që sipas tij është plotësisht e paligjshme. Ilhan Omar gjithashtu vuri në dukje se emri i Donald Trump presidentit të SHBA-së, është përsëritur 38 mijë herë në dosjen "Epstein". Më herët, anëtarja myslimane e Kongresit amerikan në një mesazh, duke iu referuar rolit të gjerë të presidentit të këtij vendi në dosjen Epstein, deklaroi se Trump është lideri i grupit që mbështet pedofilinë. Dosja e korrupsionit të gjerë të Jeffrey Epstein, tregtarit hebre i dënuar për krime seksuale dhe pastrim parash, prej vitesh ka hedhur hije mbi hapësirën publike të politikës amerikane.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip