Moçali i Azisë Perëndimore thellohet më shumë për Trumpin
-
Moçali i Azisë Perëndimore thellohet më shumë për Trumpin
ParsToday – Gazeta amerikane "Washington Post" ka shkruar: "Me përparimet e aleatëve të Iranit në rajon, moçali i Azisë Perëndimore po thellohet për Trumpin".
Sipas ParsToday, gazeta amerikane "Washington Post" deklaroi: "Pas gjashtë muajsh lufte kundër Iranit, Trump jo vetëm që nuk ka arritur të gjejë një rrugëdalje nga ky moçal, por Ngushtica e Hormuzit dhe Bab al-Mandeb, dy korridore jetike për transportin e energjisë në botë, janë praktikisht në duart e Teheranit, dhe tubacioni Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite që anashkalon Ngushticën e Hormuzit është vënë në shënjestër; si rezultat, çmimi i naftës është rritur nga rreth 70 dollarë në 105 dollarë, benzina amerikane është rritur nga rreth 3 dollarë në 4.30 dollarë, dhe ekonomia globale është vënë nën presion të fortë".
Gazeta "Washington Post" theksoi: "Me pakësimin e rezervave të municioneve të Amerikës dhe kërcënimin e vazhdueshëm të sulmit ndaj bazave të saj, Uashingtoni është zhvendosur nga veprimi ushtarak në një fushatë presioni ekonomik, por Teherani mbetet i fort në fuqi dhe sukseset e fundit nga aleatët e tij kanë rritur ndikimin e Iranit në rajon".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip