Shqetësimi domethënës i OKB nga çlirimi i qytetit Mosul
(last modified Tue, 19 Jul 2016 12:33:43 GMT )
Korrik 19, 2016 14:33 Europe/Tirane
  • Shqetësimi domethënës i OKB nga çlirimi i qytetit Mosul

Organizata e  Kombeve të Bashkuara duke anashkaluar përpjekjet e Qeverisë së Irakut për t'i dhënë fund pushtimit dhe krimeve të terroristëve të grupit ISIS në rajonet e ndryshme të këtij vendi, ka shprehur shqetësime në lidhje me pasojat e mundshme të operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul, në veri të Irakut!

Zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare të hënën me anë të një raporti, pretendoi se operacionet e ardhshme për rimarrjen e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut, do të kenë pasoja tepër të rënda për banorët e këtij rajoni.

Zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare në raportin e saj duke mos përmendur fare vrasjen për çdo ditë të civilëve të pafajshëm irakianë nga terroristët e grupit ISIS në rajonet e ndryshme të pushtuara nga ky grup sidomos në Mosul, ka thënë se me fillimin e operacioneve për çlirimin e Mosulit, qindra mijëra persona do të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Paralajmërimi dhe shprehja e brengosjes nga OKB në lidhje me pasojat e operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul që konsiderohet baza më e rëndësishme e grupit terrorist në Irak bëhet në kohën kur duke u bazuar në shumë raporte të pikërisht kësaj Organizate, që nga koha e pushtimit të një pjese të madhe të territorit të Irakut nga grupi terrorist ISIS në qershor të vitit 2014 e deri më tani, mesatarisht për çdo muaj janë vrarë 1000 qytetarë irakianë nga sulmet e grupit terrorist ISIS.

Megjithëkëtë nuk është ende e qartë se për çfarë arsye OKB në këto rrethana të ndjeshme kohore njëzëri me funksionarët amerikanë dhe sauditë, në vend që të përkrahë përpjekjet e qeverisë dhe ushtrisë së Irakut për t'u dhënë fund vuajtjeve të popullit irakian, shpreh shqetësime për fillimin e operacioneve të ardhshme për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut.

Tags