Ban Ki Moon kërkon eliminimin e armëve atomike
(last modified Wed, 10 Aug 2016 08:39:49 GMT )
Gusht 10, 2016 10:39 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon kërkon eliminimin e armëve atomike

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, duke folur në prag të ceremonisë për shënimin e 71 vjetorit të hedhjes së bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, tha se bota duhet të synojë të lirohet nga armatimi bërthamor.

Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundra Japonisë Imperialiste gjatë luftës së dytë botërore. Mijëra njerëz janë mbledhur edhe sivjet në Hiroshimë për të shënuar 71-vjetorin e bombës së parë bërthamore në histori si pasojë e së cilës po atë ditë humbën jetën më shumë se 70.000 persona. Rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, kur edhe ka rënë bomba bërthamore në këtë qytet japonez para 71 viteve, dhjetëra mijëra pjesëmarrës me një minutë heshtje dhe lëshimin e pëllumbave u shprehën nderime viktimave. Katër muaj pas sulmit bilanci i të vrarëve ishte mbi 200.000. Nderimet, si edhe vitet e kaluara, u bënë në Parkun e Paqes në afërsi të vendit ku ishte qendra e sulmit. Në ceremoninë e përkujtimore për viktimat e kësaj katastrofe bërthamore ishte i pranishëm edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Në një ditë si kjo para 70 viteve avioni ushtarak amerikan në Hiroshimë hodhi bombën atomike “Little Boy”, ndërsa tre ditë më vonë forcat aleate kryen edhe sulmin e dytë të ngjashëm me bombë “Fat Man” në Nagasaki. Në momentin e shpërthimit në Hiroshimë u vranë 70.000 persona, ndërsa në katër muajt e ardhshëm nga pasojat e sulmit bërthamor humbën jetën afër 200.000 persona. Është e pamundur të vërtetohet bilanci i pasojave të rrezatimit gjatë viteve në vijim. I pranishëm i në ceremoninë përkujtimore të sulmit atomik kundër qyteteve Nagasaki dhe Hiroshima në Japoni, ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i OKB i cili shprehu shqetësime mbi mosrealizimin e planit për një botë të pastër nga armët atomike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon e cilësoi testin e  katërt bërthamor të Koresë së Veriut si “thellësisht shqetësues” dhe njëkohësisht destabilizues për sigurinë rajonale. Ky test edhe një herë shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit, pavarësisht thirrjes nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për të ndërprerë të tilla aktivitete. Gjithashtu kjo është kundër të gjithë parimeve për testimin bërthamor”, deklaroi Ban Ki-moon. Koreja e Veriut konfirmoi të parin test të suksesshëm të bombës me hidrogjen. Ky është i katërti test bërthamor i vendit komunist që prej 2006-s dhe një arsye tjetër për të ushqyer frikën se Peniani po përpiqet të krijojë armë të një force gjigande shkatërruese që mund të mbërrijnë deri në SHBA. Nga ana e tij, Uashingtoni e kritikoi ashpër Korenë e Veriut, teksa shtoi se analizat fillestare te amerikanëve nuk janë aspak në  përputhje me atë që krenohet Peniani që zotëron bombën me hidrogjen. Po ashtu, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dënoi provën e Koresë së Veriut dhe u zotua se do të vendosë në fuqi sanksione të reja për testimin e bombës me hidrogjen. Kjo është hera e parë që koreanoveriorët deklarojnë se kanë  testuar një bombë me hidrogjen që në fakt është më e fuqishme sesa një bombë bërthamore bazike. Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë nuk janë shumë të bindur nga aftësitë atomike të shtetit të izoluar komunist dhe për këtë pretendim të fundit, nuk ka ende një konfirmim të pavarur.

Tags