"Siguria, diversiteti dhe mikpritja" rrëfimi i turistes japoneze për shoqërinë dhe gratë iraniane; Zbulimi i gënjeshtrave të mëdha të mediave perëndimore
(last modified Mon, 14 Oct 2024 18:00:14 GMT )
Tetor 14, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Siguria, diversiteti dhe mikpritja
    Siguria, diversiteti dhe mikpritja

ParsToday- Një turiste japoneze që udhëtoi në Iran paraqiti një rrëfim interesant për stilin e jetës së grave iraniane dhe se si ai ndryshon nga mënyra e jetesës së grave japoneze.

Kanai Maki, një turiste japoneze e cila është shkrimtare, ilustruese dhe studiuese e kulturës, ka udhëtuar në Iran për herë të tretë. Ajo qëndroi në Iran për rreth 2 deri në 3 javë çdo herë. Në këtë artikull nga ParsToday do të lexoni një fragment nga rrëfimi i kësaj turiste japoneze në lidhje me Iranin.

Kanai Maki thotë se para udhëtimit të saj në Iran, familja e saj ka qenë e ndikuar nga lajmet e mediave perëndimore dhe ka qenë shqetësuar aq shumë sa që ata kanë theksuar se këtu në Iran nuk ka asgjë për të ngrënë dhe është më mirë të anulohet ky udhëtim. Por ajo udhëtoi për në Iran dhe tani thotë: "Thashë me vete, kur të kthehem nga Irani do t'u shpjegoj atyre se këtu mund të gjeni çdo gjë që dëshironi dhe nuk keni kurrfarë mungesa".

Kanai Maki, e cila ka udhëtuar në më shumë se 36 vende të botës, thotë se pas disa udhëtimeve në Iran është bërë disi fanatike ndaj këtij vendi dhe qëndron kundër deklaratave që përshkruajnë pasiguri, krizë buke, sanksione dhe shumë propaganda të tjera negative ndaj Iranit.

Ajo beson se ajo që ekziston në realitetin e shoqërisë iraniane është shumë larg asaj që mediat përpiqen të portretizojnë në lajme. Ajo thotë:

Njerëzit e botës duhet të udhëtojnë fillimisht në Iran dhe më pas ta gjykojnë atë.

Kjo turiste japoneze, e cila ka shëtitur në rrugët dhe rrugicat e Teheranit, thotë: "Nuk lodhem duke parë pazarin e Teheranit. Është një mjedis i gjallë me njerëz që duket se e duan punën e tyre".

Sipas Kanai Maki, tipari më i rëndësishëm i popullit iranian është mikpritja. Ajo thotë:

"Qytetarët iranianë vendosin një marrëdhënie të ngrohtë në takimin e parë dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë dhe të udhëzojnë".

Kanai Maki shpjegon për gjendjen e grave në Iran si më poshtë: "Kur i shikon gratë iraniane nga një distancë dhe në një shikim të përgjithshëm, pasi që je ndikuar nga lajmet dhe nga ato që ke dëgjuar rreth këtij vendi, në radhë të parë i sheh gratë iraniane në një kontekst të unifikuar, por kur afrohesh shoqërisë së tyre, kur vendosni kontakte me to dhe jetoni përkrah grave iraniane këtu, e shihni një shumëllojshmëri stilesh jetese që është shumë interesante. Kjo gjendje është krejtësisht e kundërt në Japoni. Edhe pse i shihni gratë japoneze nga një kënd i lartë në korniza të ndryshme të mentalitetit, por kur futeni thellë në jetën e tyre, shihni se shumica e tyre i përkasin një grupi të vetëm dhe varen nga traditat".

Kjo turiste japoneze thotë gjithashtu për sigurinë e grave në Iran:

"Si grua, ka pasur shumë raste kur kam ecur vetëm në rrugët e Teheranit gjatë natës dhe çdo herë kam përjetuar siguri të plotë. Mund të mos e besoni, por unë këtë ndjenjë sigurie nuk e kam pasur në shumë vende evropiane dhe madje edhe amerikane".

Tags