Policia e Brazilit përleshet me protestuesit
Shtator 05, 2016 09:05 Europe/Tirane
Policia e Brazilit ka përdorë dhunën për shpërndarjen e protestave anti-qeveritare.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se policia e Brazilit të dielën ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një protestë paqësore në të cilën merrnin pjesë me mijëra protestues që protestonin kundër largimit të presidentes së këtij vendi Dilma Rousseff. Protestat kundër Michel Temer, presidentit të ri të Brazilit, janë zhvilluar në shumë qytete të mëdha të këtij vendi. Kjo ishte protesta më e madhe anti-qeveritare kundër Michel Temer pasi ai në javën e kaluar u betua si president i Brazilit në vend të Dilma Rousseff.
Tags