Kërcënimi i ISIS për sulme kundër Australisë, duhet të merret seriozisht
Malcolm Turnbull, kryeministri i Australisë, deklaroi se kërcënimet e fundit të grupit terrorist ISIS për sulme kundër Australisë, duhet të merren seriozisht.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se një gazetë në gjuhën angleze e grupit terrorist ISIS ditë më parë ka kërkuar nga përkrahësit e këtij grupi terrorist që të kryejnë sulmet e quajtur "Ujqit e Vetmuar" në pjesë të ndryshme të qyteteve Sidnei dhe Melburn. Kryeministri i Australisë të mërkurën gjatë punimeve të samitit të krerëve të ASEAN dhe të Australisë, deklaroi se sulmet e grupit terrorist ISIS në rajone të ndryshme të botës tregojnë se rreziku i sulmeve "Ujqit e Vetmuar" është serioz. Ai shtoi se ISIS në luftën e tij në Siri dhe Irak është nën presion të madh dhe për këtë arsye po bënë përpjekje që të kryejë sulme terroriste jashtë Lindjes së Mesme.