Clinton kërkon falje për deklaratat e saj kundër përkrahësve të Trump
(last modified Sun, 11 Sep 2016 05:49:35 GMT )
Shtator 11, 2016 07:49 Europe/Tirane
  • Clinton kërkon falje për deklaratat e saj kundër përkrahësve të Trump

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka kërkuar falje për shkak të deklaratës së saj kundër përkrahësve të rivalit të vet Donald Trump.

Kur data e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në ShBA sa vjen e afrohet, kandidatët e dy partive kryesore i kanë ashpërsuar sulmet ndaj njëri tjetrit. Republikani Trump është shprehur se Hilary Clinton mund të qëllojë dikë në një sallë me 20 mijë persona dhe se askush nuk do të ngrejë akuza kundër saj. Nga ana tjetër, ish-sekretarja e Shtetit ka deklaruar se mbështetësit e miliarderit mund të hidhen në atë që ajo e quajti ‘koshi i të mjerëve’.  Hilary Clinton, në një takim elektoral, ish-sekretarja e Shtetit u shpreh se gjysma e mbështetësve Trump mund të futen në koshin e të mjerëve. “Po jetojmë në një ambient të paqëndrueshëm politik. Për të qenë e sinqertë, gjysma e mbështetësve të Trump mund të futen në koshin e të mjerëve. Këtu futen zakonisht racistët, seksistët, homofobët, ksenofobët, islamofobët, etj. Për fat të keq, ka edhe njerëz të tillë” Kjo nuk është hera e parë që Clinton përdor këtë retorikë për të sulmuar Trump. Më herët, ajo është shprehur se politikat e Trump rrezikojnë që të përcajnë shoqërinë në Shtetet e Bashkuara.

Tags