Sulm terrorist në Pakistan
Shtator 16, 2016 19:53 Europe/Tirane
Një sulmues kamikaz ka hedhur veten në erë në një xhami në Pakistan, duke vrarë së paku 19 vetë.
Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së namazit të Xhumasë në qarkun fisnor Mohmand, në kufi me Afganistanin. Së paku 24 veta janë plagosur në këtë sulm terrorist. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, edhe pse sulme të ngjashme në rajon ka kryer grupi Tehreek-i Taliban Pakistan. Ushtria e Pakistanit është duke sulmuar militantët e këtij grupi në zonë qysh në vitin 2014.
Tags