Kiliçdaroglu kritikon mbylljen e radio-televizioneve në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i29716-kiliçdaroglu_kritikon_mbylljen_e_radio_televizioneve_në_turqi
Kryetari i Partisë Republikane Popullore kritikoi mbylljen e radio-televizioneve në Turqi me pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2016 15:08 Europe/Tirane
  • Kiliçdaroglu kritikon mbylljen e radio-televizioneve në Turqi

Kryetari i Partisë Republikane Popullore kritikoi mbylljen e radio-televizioneve në Turqi me pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kemal Kiliçdaroglu deklaroi se është e padrejtë që gjendja e jashtëzakonshme të shfrytëzohet për mbylljen e mediave, sepse në të vërtetë ky veprim është një dënim për shoqërinë turke. Qeveria e Ankarasë ka nxjerrë urdhrin për të mbyllur 20 televizione dhe stacione radiosh, me pretekstin se ata bëjnë propagandë terroriste. Vendimi i Turqisë nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore, të cilat kanë shprehur shqetësimin se gjendja e jashtëzakonshme, që është shpallur nga Presidenti Rexhep, Taip Erdogan, po përdoret për të eliminuar zërat opozitarë dhe kundërshtarët e tij politikë. Por zyrtarët e Ankarasë theksojnë se numri i mediave që do të mbyllen do të rritet në ditët në vijim, pasi autoritetet kanë gjykuar se disa prej tyre përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.