FMN jep alarmin për shtimin e borxheve në botë
(last modified Thu, 06 Oct 2016 19:01:53 GMT )
Tetor 06, 2016 21:01 Europe/Tirane
  • FMN jep alarmin për shtimin e borxheve në botë

Fondi Monetar Ndërkombëtar dha paralajmërimin serioz për rritjen e borxheve shtetërore dhe private në botë.

Siç njofton agjencia e lajmeve AFP, në raportin e FMN  theksohet se niveli i borxheve të sektorëve shtetërorë dhe privatë në vendet e botës gjatë vitit 2015 është rritur në mënyrë të paprecedent. Në këtë raport thuhet se borxhi i shteteve dhe sektorëve privatë në vitin 2015 ka qenë dy herë më i lartë sesa pasuria ekonomike e të gjitha vendeve gjatë atij viti. Sipas FMN, borxhet e vitit 2015 kapën shifrën 152 trilionë dollarë, çka është 255 % më shumë sesa prodhimi kombëtar bruto i vendeve të botës.

 

Tags