Trump kërkon falje për deklaratat e tij imorale
Tetor 08, 2016 14:56 Europe/Tirane
Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratat e tij imorale ndaj femrave.
Donald Trump, është detyruar të kërkojë falje pas publikimit të një videoje ku ai flet rëndë ndaj femrave. Videoja për të cilën Trump është detyruar të kërkojë falje është regjistruar në vitin 2005. Publikimi i kësaj videoje në Amerikë ka ngjallur reagime të shumta sidomos nga femrat. Videoja flet për lidhjet jashtëmartesore të Trump me një grua të martuar.