Lavrov reagon ndaj kërcënimeve të SHBA për sulmin në Siri
Tetor 09, 2016 18:19 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm rus në një intervistë me kanalin 1 të televizionit rus, deklaroi se cdo sulm i koalicionit të kryesuar nga SHBA kundër bazave dhe pajisjeve të ushtrisë siriane, do të jetë shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare.
Sergei Lavrov tha se Amerika duke shfrytëzuar raketat Cruis mund të sulmojë lehtë bazat ajrore të ushtrisë siriane, por duke pasur parasysh se Rusia ka dy baza të rëndësishme në Hmeim dhe Tartus në Siri, një veprim i tillë i Amerikës do të ishte një lojë tepër e rrezikshme. Ai shtoi se Rusia posedon mjetet e nevojshme për të mbrojtur bazat dhe forcat e saj të dislokuara në Siri.
Tags