Lavrov: Durimi i Rusisë përballë Amerikës ka marrë fund
Ministri i jashtëm rus bëri të ditur për ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet e Rusisë me SHBA dhe deklaroi se Uashingtoni po ndërmerr hapa armiqësorë që rrezikojnë sigurinë e Rusisë.
Sergei Lavrov në një intervistë me kanalin Russia Today, tha se SHBA po ndërmarrin hapa armiqësor në dëm të interesave të Rusisë dhe që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Rusisë. Ai tha se lajmet mbi mundësinë e bombardimit të aeroporteve ushtarake të Sirisë nga SHBA, janë një lojë e rrezikshme. Ministri i jashtëm rus në vazhdim shtoi: “Sjellja e uashingotnit që nuk sulmon Frontin Al Nusra është e habitshme. Qëndirmet armniqësore ndaj rusëve janë bërë bazë e politikave të Uahsingonit ndaj Moskës. Moska për një periudhë ka ruajtur durimin strategjik kundrejt Uashingtonit, por tashmë ky durim ka marrë fund dhe të gjithë duhet të presin dnryshime rrënjësore në marrëdhëniet Rusi-SHBA.”