“Familja Bush pas shfaqjes së videos së turpshme kundër Trump”
Tetor 11, 2016 08:21 Europe/Tirane
Analisti amerikan në pension James Fetzer, ka thënë se familja Bush qëndron pas shfaqjes së videos e cila ishte incizuar 11 vite më parë, ku Trump kishte bërë komente të turpshme për gratë.
Të premten, ‘The Washington Post’ kishte publikuar një kasetë në të cilën Trump është dëgjuar duke bërë komente të turpshme për gratë dhe duke pasur një bisedë në lidhje me përpjekjet për të bërë seks me një grua të martuar. Kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë ka kërkuar falje për deklaratat e tij imorale ndaj femrave. Publikimi i kësaj videoje në Amerikë ka ngjallur reagime të shumta sidomos nga femrat.