Austria thekson në forcimin e kontrollit të kufijve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31093-austria_thekson_në_forcimin_e_kontrollit_të_kufijve
Austria planifikon vendosjen e një kontrolli të gjerë në 12 vendkalime kufitare në rast të një ballafaqimi masiv me valën e migrantëve gjatë muajve të ardhshëm, deklaroi sot ministri austriak Punëve të Brendshme, Volfgang Subotka.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2016 16:32 Europe/Tirane
  • Austria thekson në forcimin e kontrollit të kufijve

Austria planifikon vendosjen e një kontrolli të gjerë në 12 vendkalime kufitare në rast të një ballafaqimi masiv me valën e migrantëve gjatë muajve të ardhshëm, deklaroi sot ministri austriak Punëve të Brendshme, Volfgang Subotka.

Ai shtoi se bëhej fjalë për 12 pika vendkalimi kufitar me Hungarinë, Slloveninë dhe Italinë. ”Kontrollet kufitare do të përfshijnë edhe kontrollin e njerëzve, automjeteve dhe trenave”, theksoi Subotka. Ndërkohë, kancelari austriak, Werner Faymann paralajmëroi se Austria i ka intensifikuar angazhimet për kontrolle shtesë në disa vendkalime kufitare në kufirin jugor të saj. Ai theksoi se përgatitjet duhet t’u mundësojnë autoriteteve të reagojnë në mënyrë urgjente në rast të rritjes së numrit të migrantëve. Ndërkohë, kancelari austriak, Werner Faymann paralajmëroi se Austria i ka intensifikuar angazhimet për kontrolle shtesë në disa vendkalime kufitare në kufirin jugor të saj. Ai theksoi se përgatitjet duhet t’u mundësojnë autoriteteve të reagojnë në mënyrë urgjente në rast të rritjes së numrit të migrantëve.