Austria shkatërron shtëpinë e Hitlerit
Qeveria e Austrisë ka deklaruar se do ta shkatërrojë shtëpinë e babait të Adolf Hitler, liderit të Gjermanisë Naziste, e cila ndodhet në një prej qyteteve në perëndim të këtij vendi. Ky vendim i
Qeverisë së Austrisë është marrë në kuadër të masave për tu përballur me rëndësinë e kësaj shtëpie për neonazistët dhe për të ndaluar vizitën e vazhdueshme të këtij objekti nga neonazistët që e bëjnë për të shprehur respekt për Hitlerin. Ndërkohë ministri i brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka tërhequr planet për shkatërrimin e shtëpisë, në të cilën ka lindur Adolf Hitleri më 1889. Ai ka thënë se një komitet ekspertësh ka vendosur se shtëpia duhet të shkatërrohet. Por, komiteti këmbëngul që jo, duke thënë se shkatërrimi “do t’i vinte afër mohimit të historisë naziste në Austri”. Sobotka tha të martën se shtëpia “do të konvertohet, në mënyrë që të mos jetë e njohur më tutje”. Ai tha se arkitektët do të ftohen për të paraqitur propozimet për konvertimin e shtëpisë. Hitleri ka lindur në një dhomë në katin më të lartë të një ndërtese në Braunau am In, pranë kufirit Austri-Gjermani, më 20 prill, 1889.