Takimi mes Emirit të Katarit dhe Erdogan në Stamboll
Emiri i Katarit gjatë vizitës së tij në Turqi ka zhvilluar një takim me presidentin turk në Stamboll.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, takimi i Tamim Hamed ben Khalife Al Thani, Emiri i Katarit dhe Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë u zhvillua në Pallatin Tarabia dhe ky takim u realizua me dyer të mbyllura. Deri më tani nuk është raportuar asgjë në lidhje me temat që kanë diskutuar dy liderët. Mediat turke në lidhje me këtë kanë njoftuar se zhvillimet e fundit në Siri dhe Irak si dhe transferimi i energjisë, janë temat kryesore që janë diskutuar gjatë këtij takimi. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Katarit në vitet e fundit si në aspektin politik dhe në atë ekonomikë kanë qenë të ndjeshme.