Komiteti i Kryqit të Kuq vijon përpjekjet humanitare në Mosul
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po vazhdon bisedimet më palët ndërluftuese në Mosul, përfshi edhe ISIS-in, me qëllim dhënien e ndihmës humanitare për banorët e Mosulit.
Ives Daccord, kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar tha se kjo organizatë po bën përpjekje të negociojë me të gjitha palët përfshi edhe terroristët e ISIS, me qëllim që t’u vijë në ndihmë civilëve të pambrojtur. Ai shtoi se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nuk ka mundur të ketë asnjë aktivitet në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë. Nga ana tjetër, komandanti i lartë i trupave amerikane, Joseph Votel, deklaroi se të paktën 800 militantë të ISIS-it kanë humbur jetën, që kur forcat irakiane filluan javën e kaluar ofensivën për të rimarrë në duar qytetin e Mosulit.