Guardian: Bota pesimiste ndaj zgjedhjeve presidenciale në Amerikë
(last modified Wed, 02 Nov 2016 08:19:08 GMT )
Nëntor 02, 2016 09:19 Europe/Tirane
  • Guardian: Bota pesimiste ndaj zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Gazeta Guardian ka bërë një analizë mbi zgjedhjet në Amerikë dhe ka shkruar se ky raund i zgjedhjeve në Amerikë vërehet me pesimizëm të madh në nivel botëror.

Gazet Guardian thotë se Rusia në këtë raund zgjedhjes në Amerika ka luajtur rol të madh dhe një prej roleve të Kremlinit është hakimi i serverit kompjuterik të partisë Demokratike dhe publikimi i dokumenteve nga Wikileaks. Stafi i Hillary Clinton ka akuzuar kreun e Byrosë Federale të Hetimit se po përdor standarde të dyfishta në lidhje me hetimin e rinisur për çështjen e e-maileve të kandidates demokrate për Presidente, në kohën kur ishte në krye të Departamentit të Shtetit. Reagimi ka mbërritur menjëherë pas raportimeve në mediat amerikane se vetë kreu i FBI-së ka urdhëruar vartësit që të mos akuzojnë publikisht Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, përfshirë këtu edhe mundësinë që të qëndrojë pas publikimit të këtyre mesazheve. Sipas raportimeve, James Comey ka qenë pro një deklarate të përbashkët të Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, bërë më 7 nëntor, por ka kundërshtuar bërjen publike të kësaj deklarate para zgjedhjeve të nëntorit. Stafi i Clinton kërkon nga FBI që të hetojë lidhjet e Donald Trump me Rusinë. 

Tags